Loading...

Deputeti i PD sherr me kreun e IKMT: Hajdut, pse nuk e nxjerr vendimin… më tregon mua…

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj u shkoi në mbrojtje banorëve të zonës së Jalës, të cilëve IKMT u shembi bizneset dhe shtëpisë. Por, gjatë një debati mes Shehajt dhe kreut të IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta pati akuza të forta mes tyre.

“Ju keni marrë shpirtin njerëzve. E bëni për paratë. Vini si hajdutë këtu. Jeni hajdutë dhe shembni shtëpi”, dëgjohet t’i drejtohet Shehaj inspektorit të IKMT.  “Hajdut je ti, hajdut brez pas brezi. Nuk më tregon ti hajdutin. Vini për politikë këtu ju. Politikën bëjeni andej se ju e keni katandisur këtë vend kështu”, i kthehet kryeinspektori IKMT Vlorë, deputetit Shehaj.

Deputetët e PD, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj mbërrin në Jalë në mbështetje të qytetarëve dhe kundër shembjes së bizneseve të tyre. Sipas IKMT, banorët i kanë ndërtuar objektet pa leje dhe se janë njoftuar që në muajin korrik për aksionin e shembeje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com