Loading...

Degjeneron sherri mes nuses dhe ish-vjehrrës, tension në emision

Emisioni me “Me zemër të hapur” në ‘News24’ ka vijuar sot përballjen e dytë mes ish-vjehrrës Natasha me ish-nusen e djalit të saj, Eglantina. Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. Natasha ka akuzuar ish-nusen e saj se dokumenti i paraqitur për vlerësimin e fëmijës nga psikologu, është i falsifikuar.

Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej mes tyre në emision, kur ish-vjehrra Natasha, shpërtheu në akuza të ashpra duke e akuzuar se ka falsifikuar dokumentin, ndërsa nuk nguron që të ngrihet në këmbë në mes të emisionit. Kjo situatë detyroi drejtuesen e emisionit Evis Ahmeti që të ndërpriste emisionin, pasi gjyshja dhe babai nisën të nxjerrin video të fëmijës nga telefoni i vet. Ndërkohë, pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ u bë edhe edukatorja e Argentinit që ai kishte pasur në Sarandë, gjatë kohës që jetonte me babain. Ajo tha se fëmija në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme dhe shqetësonte fëmijët e tjerë. Ajo tha se me nënën e fëmijës, Eglantinën nuk ka pasur asnjë lidhje shoqërore, por marrëdhënie edukatore-prind, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme, shqetësonte shokët nuk i binte rregullave. Kërkova një komision që të dija si të punoja me fëmijën, në periudhën që fëmija ishte në kopësht, fëmija ishte me gjyshen. Më pas e mori nëna. Me Eglantinën nuk kam asnjë lidhje, vetëm marrëdhënie, prind edukatore. Unë e kam ndjerë si nënë, e kam lejuar djalin të komunikojë si nënë, edhe pse nga gjyshja e babai më thuhej mos ta lejoj”, tha edukatorja e kopshtit në Sarandë, Valbona Mehmeti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com