Loading...

Cilet janë Yjet e skenës që u fundosën nga politika, si u shua talenti i tyre pasi iu bashkuan PD, PS dhe LSI

Bota e madhe e politikës i tërhoqi të gjithë në vorbullën e saj. Të pakënaqur me atë që bënin ose për tu bërë më shumë të famshëm vendosën të merrnin hapat drejt një profesioni që nuk do t’i çonte askund përkundrazi humbën edhe më shumë. Bëhet fjalë për personazhet publikë që dikur ishin të famshëm si këngëtarë apo aktorë dhe sot nuk e kanë më atë shkëlqimin e tyre sepse dashje pa dashje u pozicionuan në një anë që nuk ishte fort e dashur për publikun. Politika në Shqipëri është ku thërret qameti, ku krimi, vrasjet dhe droga po lëvizin çdo ditë. Shumë të famshëm u tërhoqën nga postet apo statusi i politikanit por dështuan me sukses.

Le të kujtojmë disa prej tyre

Greta Koçi ishte një nga mbështetëset e Partisë Demokratike dhe në çdo dalje dhe protestë shihej krah deputetëve të PD. Gjatë kohës që merrej me politikë u distancua nga muzika falë së cilës u bë e famshsme dhe po korrte mjaft suksese. Pas humbjes në zgjedhje të PD-së  ajo hoqi dorë nga ko fushë duke iu rikthyer sërish muzikës por ndryshe. Tashmë njerëzit nuk e njihnin më si Greta që këndonte por si Greta që merrej me politikë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Çiljeta Xhilagën që gjithashtu gëzonte një simpati tejet të veçantë për Doktorin por pas dorëheqjes së tij, u largua dhe ajo.

Klajdi Musabelliu doli nga ‘Ethet e së premtes’ ku dhe u dallua me talentin dhe zërin e tij. Por si shumë të tjerë dhe ai iu bashkua politikës me LSI pasi nuk ia doli të merrte famën e shumëkërkuar në muzikë. Para pak kohësh ai u hoq nga puna në ministri për tu larguar për në Itali ku ndodhet aktualisht.

Luiza Xhuvani ishte një ndër aktoret më të mira shqiptare që numëronte në repertorin e saj filma të sukseshëm nga të cilët u bë e njohur. Më pas ajo iu bashkua PS-së, por me ngjarjet e ndodhura së fundmi me djalin e saj i cili u akuzua për vrasje, bëri që ajo të jepte dorëheqjen nga posti.

Rajmonda Bulku gjithashtu ishte një nga aktoret më të dashura derisa vendosi të ishte pjesë e PD.  Ajo qe deputete e kuvendit e në atë periudhë u bë e njohur për reagimet e ndryshme në media sa i përket problematikave sociale. Tani që kanë kaluar disa vite Bulku ngelet anëtare e thjeshtë e PD-së, ku merr pjesë në mbledhje të partisë.

Julian Deda, Gentian Zenelaj dhe Ermal Mamaqi vazhdojnë të jenë të angazhuar me politikë. Tre aktorët e njohur të humorit kanë qenë mjaft aktiv në PD. Edhe sot ata nuk mundojnë në ngjarjet e rëndësishme të kësaj partie. Mamaqi nuk e fsheh adhurimin që ka për ish-kryeministrin e shqiptarëve Sali Berishën. Mirëpo në ditët e sotme falë profesionit të tyre dhe programeve televizive qëndrojnë ende në preferencat e publikut.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com