Ditën e sotme kreu i qeverisë, Edi Rama, u dhuroi një udhëtim për në Turqi me avionin e AirAlbania disa prej gazetarëve të zgjedhur me kujdes nga ai dhe stafi i tij.
Mes tyre ishte dhe gazetarja Iva Tiço, e cila nuk ka nguruar të publikojë në rrjetet sociale një foto nga shkallët e avionit.
Ky imazh ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë edhe ato negativet.
Nuk kanë munguar ata persona që me nënkuptim e kanë cilësuar Tiçon edhe “bythëlëpirëse”, ndërsa kjo e fundit ka patur një reagim vërtetë për t’u marrë shembull.
Në ndryshim nga ç’pritej, një ofendim dhe kundërslum ndaj ndjekësit, Tiço i është kthyer me mirësjellje, duke i kërkuar të shprehë mendimin e tij të lirë në profilin e tij dhe të largohej nga Instagrami i saj.
Pavarësisht lëpirjeve apo jo (gjithmonë sipas komentuesve), reagimi i Ivës është për t’u ndjekur edhe nga VIP-a e gazetarë të tjerë në vendin tonë, por mirë do të ishte që edhe Rama të mësonte pak nga kjo zonjushë e kulturuar!
(Më poshtë gjeni bisedën e plotë dhe komentet)