Loading...

Bregu thumbon Bashën nga Shëngjergji: Përmes rrugës që ndërtoi PD e vërtetë, aty ku…

Nga panairi i domates në fshatin ku ajo është mbesë, Shëngjergj, Majlinda Bregu është treguar nostalgjike për PD e vërtetë duke i përcjellë një mesazh demoraktëve të sotëm në selinë blu. “Ne Shengjergj! Ne fshatin ku jam mbese, permes rruges qe ndertoi PD e vertete, vetem 40 km larg Tiranes, aty ku ka edhe lume edhe mal edhe ujvare dhe liqen, edhe me shume nevoje per vemendje & zhvillim te qendrueshem rural!”, shkruan Bregu në rrjetin social Instagram.

Shëngjergji priti të shtunën festën tradicionale të domates, “Domate Fest”, një panair me produkte të zonës, ku banorët, por edhe restorantet e bujtinat e zonës, prezantuan pjatat e tyre me ushqime tradicionale mes gjelbërimit dhe muzikës. Festës nuk i është bashkuar vetëm kryebashkiaku Erjon Veliaj që ka vizituar disa nga stendat e panairit, por edhe një demokrate si Majlinda Bregu.

Përmes fotove të postuara në Instagram, Bregu thotë se është mbesë në këtë fshat, por nuk i kursen thumbat për ata që qeverisin sot Partinë Demokratike. Ajo thotë se rrugën e këtij fshati që ka nevojë për vëmendje e zhvillim e ka ndërtuar “PD-ja e vërtetë”. Ne Shengjergj! Ne fshatin ku jam mbese, permes rruges qe ndertoi PD e vertete, vetem 40 km larg Tiranes, aty ku ka edhe lume edhe mal edhe ujvare dhe liqen, edhe me shume nevoje per vemendje & zhvillim te qendrueshem rural!

Kujtojmë se përgjatë gjithë ditës së sotme, banorë të zonës, por edhe turistë e vizitorë të shumtë, ndoqën një sërë aktivitetesh, mes të tjerash vizita tek rrënojat e shkollës së parë shqipe në Tiranë, vizitë tek Ujëvara e Përroit të Kecit, tek Mulliri i vjetër etj. Shëngjergji është një zonë që ofron disa destinacione, për ata që e duan natyrën dhe ushqimin bio.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com