Një prej bosëve të grupit të madh mafioz në Itali, Savra Corona Unita, është penduar para drejtësisë duke dhënë informacion se si funksiononte grupi. Tommaso Montedoro i klanit Casarano bashkëpunëtor i drejtësisë, është marrë tashmë në mbrojtje nga shteti.
Klani Casarano që vepronte në pjesën e ulët të territorit të Salentos, kishte në bazë të akvitetit të tij kriminal, trafikun e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë e kokainë të cilën e kryente falë bashkëpunimit me trafikantë shqiptarë.
Sipas investigimeve ky klan mafioz i Sacra Corona Unita ishte i aftë të trafikonte disa kilogramë drogë heroinë e kokainë në javë duke nxjerrë fitime të mëdha.
Lajmi i pendimit të bosit Tommasso Montedoro publikuar më parë nga mediat italiane është konfirmuar sot dhe nga zyra e avokatisë së ish bosit mafioz.
Si i penduar i drejtësisë Tommaso Montedoro është trasferuar gjatë këtyre orëve në një vend sekret e ka 6 muaj kohë të zbardhë të gjitha sekretet e klanit të tij mafioz Csarano por dhe të mafias pugliese Sacra Corona Unita, duke i vënë të gjitha informacionet e tij në dispozicion të Prokurorisë Italiane.
Bosi mafioz Montedoro u arrestua përgjatë operacionit të koduar “Diarchia” në qershor të 2017. Mes 14 personave të arrestuar të këtij operacioni qe dhe shqiptari durrsak Sabin Braho, banues në Brindizi e me një rol kyç në trafikun e drogës për llogari të këtij klan mafioz.
Po pak kohë më parë para ekzekutimit të operacionit Diarchia, autoritetet italiane kanë arrestuar një tjetë shqiptar që punonte për llogari të klanit Casarano. Eljos Fasku u kap në flagrancë ndërsa trafikonte 2.6 kg heroinë.
Ndaj bosit të pënduar rëndon dhe akuza e urdhëruesit të vrasjes më 2016 të ortakut të tij në aferat kriminale Augustino Potenza e për vrasje e tentativa vrasje të kryera gjatë viteve të fundit në territorin e kontrolluar nga klani Casarano.
Gjthashtu ndaj 14 anëtarëve të arrestuar të klanit mafioz që në fund të shtatorit priten të dalin para drejtësisë rëndojnë dhe akuzat e trafikut të armëve, grabitje me armë në disa institucione bankare, zhatje me dhunë të sipërmarrjeve të ndryshme e riciklim parash./korrieri