Loading...

Berisha: Opozita bën vetëvrasje, nëse shkon në zgjedhje me Ramën Kryeministër

Ish-kryeministri Sali Berisha  deklaroi se me Edi Ramën në krye të qeverisjes, opozita nuk vjen kurrë në pushtet.

Sali Berisha: “Unë për vete do të bëja gjithçka që Edi Rama “të kthente patkonjtë” edhe me mjete që ju mund t’i kritikoni. Cilat mjete? Në kushtet e grushtit të shtetit nuk ka asnjë justifikim. Sot Rama po qeveris në kushtet e grushtit të shtetit.”

Me Ramën në pushtet opozita nuk vjen dot me votë. Armik më të egër se Edi Rama në pushtet nuk ka opozita. Ai është më keq se Ramiz Alia.

Ai duhet nxjerrë për leckash nga zyra. Si mund ta mundësh me zgjedhje? Shko bëj zgjedhje në Kiras! Shko bëj zgjedhje në Dobraç! Shko bëj zgjedhje në Vlorë!

Sot janë 4 djem nënash të grabitur. Kjo polici në bashkëpunim me kriminelët, po fsheh krimet. Janë marrë deponime të fshehta në komisariatin e Fierit sepse njërëzit kanë pasur frikë ti bëjnë në Vlorë.

Zgjedhje me këtë në pushtet nuk mund të ketë. Populli duhet të kthehet në uragan që duhet ti thotë “ik qërrohu nga zyra”. Qytetarët duhet të ngrihen me guxim. Këtu jemi në kushtet e një grushti shteti.”

Deklarata u bë gjatë një interviste dhënë mbrëmë në emisionin “Opinion” në TV Klan.

I pyetur njëse opozita do të hyjë në zgjedhjet lokale ai tha se do të ishte gabim fatal nëse kjo ndodhte me Ramën kryeministër.

“A do të hyjë opozita në zgjedhje me Edi Ramën? Duhet të ikë Rama. Me Ramën në pushtet nuk ka zgjedhje. Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kjo është thirrje për mosbindje civile” – e mbylli Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com