Armina Mevlani është një ndër blogeret shqiptare më të suksesshme dhe është gjithmonë në koherencë me trendet e fundit.
Me anë të rrjeteve sociale ajo qëndron shpesh në kontakt me fansat e saj, me të cilët ndan momente jo vetëm nga përditshmëria, por edhe nga puna e saj si blogere.
Së fundmi ka marrë një kritikë nga një fans i saj në “Instagram”, kjo për faktin pse ka zgjedhur shtetin grek si destinacion, e në fund e ka akuzuar se shkon me pushime me lekët e shqiptarëve.
Arminës nuk i ka pëlqyer ky koment dhe nuk ka mundur të qëndrojë pa një përgjigje dhe i është kthyer kështu.
“Mirë bën të lexoni cfarë shkruaj. Unë jam e ftuar në Mykonos si ambasadore e shampanjës Moët&Chandon dhe nuk ka lidhje ky koment”- shkruan blogerja duke mbyllur kështu gojët e liga, por bisedimi mes tyre vazhdo, siç mund ta shihni më poshtë.