Loading...

Ambasada shqiptare në Londër, njoftim të rëndësishëm për emigrantët

Në datat 3 dhe 4 dhjetor të këtij viti, ambasada e Shqipërisë në Londër do të organizojë për herë të katërt Ditët e Shërbimit Konsullor në Irlandë.

Konsulli pranë kësaj ambasade do të shkojë në Dublin për të ofruar shërbimet konsullore si, aplikimi për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, leje kalimi, prokura të posaçme, deklarata noteriale, vërtetime konsullore të ndryshme etj.

“Në vijim të përmbushjes së një prej objektivave të Ambasadës së RSH në Londër, lidhur me ofrimin e shërbimeve konsullore cilësore për shtetasit shqiptarë kudo që ndodhen, në datat 3-4 dhjetor 2018 kjo ambasadë do të organizojë për herë të 4-rt Ditët e Shërbimit Konsullor në Irlandë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës së Shqipërisë në Londër.

Shërbimet do të jepen për shqiptarët me banim në Irlandë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com