Loading...

Akuza ndaj ish-ministrit/ 17-vjeçarja shkoi në spital për praktikë, ai e…

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në qeverinë Haradinaj, Numan Balic, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës.

Sot mediat kosovare zbulojnë detaje të tjera. Sipas tyre, Balic u njoh me 17-vjeçaren brenda spitalit në Pejë ku punonte. 17-vjeçarja, nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë ndiqte praktikën në spital dhe kishte vendosur kontakte edhe me kirurgun Numan Balic.

Por jo gjithçka për këtë vajzë të komunitetit boshnjak, shkoi siç kishte planifikuar. Ajo akuzon Balic se e ka ngacmuar seksualisht.

Përmes telefonit ish-ministri i shëndetësisë aktualisht zyrtar i kontrollit të cilësisë në spitalin Rajonal të Pejës ka thënë se ky është një rast i montuar.

Balici, ka pranuar që njeh vajzën por sipas tij familja e të miturës janë të afërt me rivalët e tij politikë por për te cilët nuk ka përmendur emra.

“Rasti është shpifje, kjo nuk është e vërtete. Unë vajzën e njoh e kam pasur studente. Edhe familjen e saj po ashtu i njoh e ata janë të afërt me rivalët e mi politikë për te cilët nuk dua të përmend emra. Po drejtësia shumë shpejt do e zbardhë këtë rast”, ka thënë për T7 Baliqi.

Spitali i Pejës për këtë rast është informuar nga mediat. Ata mohojnë se ky rast të ketë ndodhur në hapësirat e spitalit.

“Jo rasti nuk ka ndodhur në spital. Këtu në spitalin tonë asnjëherë nuk ka pasur kësi lloj rastesh. Vajza ka qenë praktikante këtu. Ne për rastin kemi dëgjuar përmes mediave. Për asgjë më shumë nuk jemi në dijeni”, ka thënë zëdhënësi i spitalit të Pejës.

E për Balixin thuhet të mos ketë pasur asnjëherë ankesa nga pacientët e as nga stafi.
“Për doktorin asnjëherë nuk kemi pasur ankesa. Madje ka pasur pacientë që kanë ardhur e kanë kërkuar. Ai tani është zyrtar i kontrollit të cilësisë”, ka thënë Selmani, shkruan Express.

Pas akuzave, 60-vjeçari, Numan Balic ka shkuar vet në polici më 4 shtator disa javë pasi ka ndodhur rasti. Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur prindi i të miturës.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar dhe kanë bërë të ditur se prokurori i rastit e ka liruar Balicin në procedurë të rregullt. Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një përgjigje për T7, ka konfirmuar se janë duke e trajtuar këtë informatë dhe duke marrë veprimet e nevojshme por nuk kanë pranuar të flasin me gjatë për shkak të ndjeshmërisë së rastit./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com