Një akt mirësie përfundoi tragjikisht për një të ri Shqiptar në Florida. Ndërsa kthehej nga universiteti ku studionte për financë, 22 vjeçari Dhimitri Andoni bëhet dëshmitar i një aksidenti rrugor dhe menjëherë zbret nga makina për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të perfshire në ngjarjen e rëndë.
Por teksa kthehej në makinen e tij tip Hyundai, një 30 vjeçar, Dana Thomas Byrd e përplas për vdekje me automjetin që ai drejtonte tip Ford. Si të mos mjaftonte kjo, autori i rrëmben të riut shqiptar makinën dhe arratiset në drejtim të paditur duke e braktisur më pas mjetin shumë larg vendit të aksidentit.
Disa orë më vonë, babai i 22 vjecarit Andoni gjeti automjetin përmes sistemit GPS duke njoftuar në mënyrë urgjente policinë. Pas shumë kërkimeve autoritetet arritë të gjejnë edhe trupin e pajetë të 22 vjeçarit i cili ishte një student ekselent shkruajnë mediat amerikane. Pas një kërkimi të gjatë autoritetet policore arritën të zbulojnë dhe të arrestojnë autorin në shtëpinë e tij.
Ai tashmë akuzohet për aksidentin me pasoje vdekjen e një të riu, vjedhje të automjetit dhe largimin nga vendi i ngjarjes. Autoritetet amerikane kane kërkuar të marrin në pyetje edhe personin e aksidentuar për të cilin 22 vjeçari shqiptar ndali makinën për t’i ardhur në ndihmë.