Loading...

”Air Albania” tërheq vëmendjen e medias së huaj

Fluturimi i parë i ”Air Albania” ka tërhequr vëmendjen e medias së huaj.

”Kompania e parë kombëtare e fluturimeve e Republikës së Shqipërisë, ‘Air Albania’, ka realizuar fluturimin e parë simbolik me studentë shqiptarë të ekselencës”, shkruan agjencia zyrtare turke e lajmeve ”Anadolu Agency”.

”Avioni me 80 nxënës dhe studentë u nis në fluturim drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, ministra të kabinetit qeveritar të Shqipërisë dhe zyrtarë të tjerë”, vazhdon ajo.

”Air Albania’ është krijuar në partneritet me ‘Turkish Airlines’. Bordi drejtues i ‘Turkish Airlines’ (THY) njoftoi se ka vendosur të themelojë një kompani sipërmarrjeje të përbashkët me bazë në Shqipëri për të operuar në fushat e transportit të pasagjerëve dhe mallrave”, përfundon agjencia zyrtare turke e lajmeve AA.

Ndërkohë, seenews.com shkruan se ”Air Albania’ do të zhvillojë disa fluturime teste përpara se të fillojë shërbimin e rregullt”.

”Kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se kjo kompani do të ofrojë fluturime edhe në drejtim të Shkupit, Prishtinës, Podgoricës, Sarajevës dhe Zagrebit si edhe drejt Europës Perëndimore”, përfundon seenews.com./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com