Loading...

121 dele greke shkelën kufirin shqiptar, pronari sarandiot akuzohet se…

Ai futi nga Greqi në Shqipëri, por jo përmes Doganës, 121 krerë bagëti të imta dhe për këtë është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për një bari nga fshati Xarë i Sarandë, Arqile Mane, 57 vjeç.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare njoftoi se arrestimi i këtij shtetasi u bë se ka kaluar kontrabandë nga shteti grek, në Mursi të Sarandës, nëpërmjet kufirit të gjelbër, njëqind e njëzet e një krerë bagëti të imta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com