Vazhdon puna per rikualifikimin e bulevardit “Ismail Qemali” ne Vlore. Pjesa e parë nga rrethrrotullimi pranë Lungomares deri në kryqëzimin me rrugën “Petrit Bisha” eshte drejt perfundimit. Javën e ardhshme do të fillojë puna në segmentin nga kryqëzimi i Cipajve deri te shkolla industriale. Segmenti ku do të punohet është rreth 300 metra. Gjatë punimeve kryqëzimi i Cipajve do të qëndrojë i hapur për të penguar sa më pak qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Projekti për rikualifikimin urban të bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë filloi në pranverë të këtij viti. Ai financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.
Loading...