Loading...

Trafik i rënduar në rrugët e Vlorës

Qysh në orët e para të ditës së diel rrugët e qytetit të Vlorë u përballën me një fluks të jashtakonshëm mjetesh që hynin në qytet dhe i drejtoheshin plazheve të jugut.

Fluks i madh turistësh vendas dhe të huaj, ku këta të fundit dalloheshin nga targat e makinave dhe grupe motociklistsh. Italian, cek, polak, finlandez, suedez, maqedonas, shqiptar të Kosovës etj kanë vërshuar drejt plazheve të mahnitshme të jugut, duke rritur mbipopullimin në këto ditë përvëluese të gushtit.

Por nga Porti i Vlorës ka lajme për vonesa në mbërritjen e trageteve nga Italia. Një grup emigrantësh na u ankuan pasi kishin qëndruar 9 orë në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë, ku mbipopullimi i tragetit dhe kushtet higjenike të banjave ta shpifnin.
Pritet fluks i madh emigrantësh dhe turistësh që hynë në qytetin e Vlorës dhe plazhet e saj në ditët në vazhdim, ndërkohë që trafiku i rënduar shfaqet edhe në mbrëmje në rrethrrotullimin e Skelës, transballkanike dhe Lungomare.

Duhet theksuar se policia e shtetit, ajo rrugore e përforcuar me efektiva të ardhur nga qytetet e tjera, po mban nën kontroll trafikun, rendin dhe plazhet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com