Loading...

Sezoni turistik, Policia e Shtetit: Rrugët drejt plazheve janë të hapura

Policia e Shtetit vazhdon të patrullojë në zonat e plazheve  si dhe informon qytetarët se rrugët hyrëse drejt plazheve janë të hapura.

Po ashtu, Policia e Shtetit shpjegon se nga komunikimi i bërë me Drejtoritë Vendore të Policisë dhe DV Kufirit dhe Migracionit, rrugët hyrëse në drejtim të plazheve Velipojë, Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalëzit dhe Vlorë, ka trafik të shtuar, por jo bllokim rrugësh.

“Punohet me procedurë të përshpejtuar në PKK Muriqan dhe Morinë. Rendi e siguria janë në kufijtë e normalitetit.Në zonat turistike nuk ka probleme. Shërbimet e policisë monitorojnë situatën”, sqaron Policia e Shtetit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com