Ajo është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar, sidomos në Ballkan.
Bëhet fjalë për Eleni Foureira, e cila së fundi ishte pjesëmarrëse në festivalin evropian të muzikës – Eurovision duke përfaqësuar Qipron.
Bukuroshja jonë u rendit në vendin e dytë të kësaj ngjarje madhështore në sajë të performancës me këngën Fuego.
Kjo ka bërë që këngëtarja të merr edhe mirënjohje të ndryshme, ku së fundi mori edhe një medalje presidenciale nga shteti qipriot.
Por gjatë ditëve të fundit tashmë ka marrë yllin e saj në “Walk of Fame”, bulevardin e të famshmëve të Qipros në Agia Napa.
Eleni shkëlqeu në Eurosong dhe ylli i saj figuron tashmë përkrah yjeve të tjerë si Snoop Dogg dhe Luis Fonsi.
Eleni është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t’i sjellë gjatë muajve të ardhshëm.