Degradon keq sherrri mes shqiptarëve në Falerone të Italisë. Dy shqiptarët janë konfliktuar verbalisht para një bari në komunë rreth orës 23:00. Në një kohë të shkurtër, nga fjalët kanë kaluar veprat: Një prej tyre goditi me shkop tjetrin. Ndërsa ky i fundit iu kthye duke nxjerrë një pistoletë duke qëlluar mbi të parin.
I plagosuri u transportua në spitalin “Murri” të Fermos, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.
Një hetim ka nisur nga ana e autoritete për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e shqiptarit që shkrepi këmbëzën e armës.