Një incident i ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ka lënë pa energji elektrike një pjesë të Orikumit.
Rreth orës 06.00 të mëngjesit një makinë ka goditur shtyllën e tensionit të mesëm, pjesë e fiderit 3, në Radhimë të Vlorës.
Siç shihet nga foto, dëmet kanë qenë të rënda. Ndërkohë për drejtuesin e mjetit nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e tij.
Punonjësit e OSHEE nuk kanë gjetur njeri në makinë, dhe morën masat për riparimin ë dëmit.
Aktualisht zona e Orikumit furnizohet me energji elektrike.