Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje. Tanimë në radhët e atyre që i futen politikës aty janë edhe të rinjtë.
Klaudia Hajdari ka qenë vetëm 16 vjec kur u zgjodh si ambasadore e një organizate për të rinjtë. Ndërsa në tetor të këtij viti 18-vjecarja është zgjedhur si një nga kandidatet në zgjedhjet lokale në komunën Vilvoorde në Belgjike.
“Në fillim nuk e kisha menduar kurrë të futëm në politikë, por jam ambasadore e në një organizatë për të rinj. Kisha shkuar për projektin tim në Salvador në Amerikën Latine dhe kur u ktheva qyteti im Vilvoorde kishte bërë një konferencë për shtyp për mua . Aty njoha kryebashkiakun e Vilvoorde, dhe kemi mbajtur në kontakte. Kur erdhi koha për të bërë listën e partisë për zgjedhjet vendore më pyeti a ke qejf të futesh edhe t’i tek lista e kandidatëve për këshillin bashkiak”, thotë ajo.
Ndër 35 kandidatet ekzistuese si këshilltare e komunës, Klaudia renditet e 14 dhe është e vetmja shqiptare.
“Kam pak emocione se dua ta përfaqësoj mirë Shqipërinë. Edhe komunitetin shqiptar në Belgjikë. Shpresoj, sepse ka edhe shumë konkurrentë të tjerë, kandidatë të tjerë që janë shumë të mirë, janë shumë të fortë, se unë jam akoma e re. Nuk njoh akoma shumë njerëz në Vilvoorde e as ata nuk më njohin mua”, vijon Klaudia.
Ndërkohë që sipas saj një ndër pjesët ku komuniteti në veçanti dhe fëmijët e të rinjtë më shumë kanë nevojë të madhe investimi janë shkollat shqipe, të cilat duhet të shtrihen përtej Brukselit.
“Njëherë dua të ketë shkolla për të gjithë që shqiptarët të kenë mundësi të integrohen. Njerëzit që jetojnë larg nuk kanë mundësi të vijnë deri në Bruksel për t’i çuar fëmijët tek shkolla shqipe”, thotë ajo./ TCh