Gazetarja dhe moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Fiori Dardha me opsionin në Instagram “ask me a question”, u ka dhënë përgjigje disa pikepyetjeve qe kane ndjekesit e saj. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe një sekret që shumë prej personazheve të famshme nuk preferojnë ta bëjnë publike.
Moderatorja ka treguar se është si të gjithë ne njerëzit e thjeshtë dhe madje ka blerë edhe veshje tek rrobat e përdorura apo siç e njohim ne “Gabi”.
“Veshjet që mbaj në përditshmërinë time sigurisht që i blej të gjitha. Veshjet që mbaj në ekran, në shumicën e rasteve sigurohen nga butik me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi. Kam blerë veshje të përdoruara sa i kam luajtur fenë, vite më parë kur nuk kisha mundësi të blija gjithçka të re”, ka shkruar.