Loading...

Kulmi i sezonit turistik, trafik i rënduar në aksin Fier-Vlorë

Edhe këtë të dielë rrugët drejt bregdetit janë të mbingarkuara nga mjete. Më problematike situata është në Vlorë, pasi aty trafiku zgjat me orë të tëra.

Ndonëse policia ka rritur numrin e patrullave gjendje mbetet shqetësuese. Trafiku nis që në Fier, kështu deri në vijën bregdetare të detit Jon duhen orë të tëra për të mbërritur në destinacion.

Sakaq, ardhja e emigrantëve ka bërë që plazhet të mbipopullohen e për pasojë lëvizja e mjeteve bëhet tejet e vështirë./newsbomb

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com