Pas sulmit me armë të gazetares Klodiana Lala, mbrëmjen e sotme është zhvilluar një protestë para kryeministrisë.
Në protestë marrin pjesë, gazetare, qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile. Gazetarët shprehen solidaritetin e tyre dhe thonë se sulmi ndaj Klodiana Lalës është sulm ndaj gjithë gazetarëve në Shqipëri.
Sulmi ndaj gazetares ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa gazetarët kërkojnë drejtësi dhe liri në profesionin e tyre.