Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan- Tepelenë këtë pasdite, ku autonjë mjet ka dalë nga rruga dhe është bërë copash. Në brendësi të makinës Skoda udhëtonte një çift shqiptar i cili ishte nisur nga Greqia në drejtim të Tiranës.
Mësohet se 31 vjeçari Samir Muçaj, drejtuesi i makinës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rrugës, në një fushë anash autostradës.
E si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë 31 vjeçari i cili ka pësuar një sërë frakturash në disa pjesë të trupit. E fejuara e tij ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta.
Sakaq hetimet paraprake flasin për dyshimet se i riu mund të ketë qenë i lodhur nga rruga dhe në një moment mund të ketë humbur përqendrimin. Çifti po shkonte në Tiranë për një dasëm.