Dymbëdhjetë kryetarë bashkish kanë blerë makina me taksat e qytetarëve, përmes procedurave tenderuese në dukje të rregullta, por diferenca në vlerë mes fondit limit dhe ofertës fituese është e papërfillshme, madje në dy raste është zero.
Tenderat janë zhvilluar gjatë periudhës 2017-2018. Në krye qëndron kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, me tre procedura tenderuese të tilla, ku në njërën nga garat janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues, përveç fituesit.
Kryebashkiakja Ademi ka shpallur tenderin për blerje makine me fond limit 3 330 000,00 lekë, ku oferta fituese rezulton me vlerë 3 255 000,00 lekë, pra me një diferencë prej 75 mijë lekësh në favor të shtetit. Po gjatë vitit 2018, Ademi ka shpallur një tjetër tender për blerje makine, me fond limit 1 001 666,00 lekë, ndërsa oferta fituese është 950 000,00 lekë, pra me një diferencë prej 51 mijë e 666 lekë në favor të shtetit apo të buxhetit të bashkisë. Në këtë tender janë skualifikuar të gjithë kompanitë e tjera konkurruese.
Gjatë vitit 2017, Voltana Ademi ka shpallur një tjetër tender për blerje makine, me fond limit 1 166 667,00 lekë, ku oferta fituese është 1 119 000,00 lekë, pra me një diferencë prej 47 mijë lekësh. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mizu, ka shpallur tenderin për blerjen e një makine me vlerë 4 750 000,00 lekë ose rreth 42 mijë USD. Oferta fituese rezulton në vlerën 4 720 000,00 lekë, me një diferencë prej 30 mijë lekësh. Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, ka zhvilluar tre procedura tenderuese për blerje makinash, ku diferenca mes fondit limit dhe ofertë fituese është gjithashtu e papërfillshme.
Konkretisht, në tenderin me fond limit 2 750 000,00 lekë, oferta fituese është 2 690 000,00 lekë, viti 2018, më diferencë 60 000 lekë, në tenderin me fond limit 833 333,00 lekë, po për blerje makine, oferta fituese është 799 000,00 lekë, me diferencë 34 333 lekë, ndërsa në tenderin me fond limit 1 166 667,00 lekë, oferta fituese është 1 119 000,00 lekë, me diferencë 47 667 lekë. Bashkia Ura Vajgurore, me në krye Juliana Memaj, ka shpallur tenderin me fond limit 2 750 000,00 lekë, në vitin 2018, për blerje makine, ku janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit. Oferta fituese rezulton me 2 700 000,00 lekë, pra me një diferencë prej 50 000 lekë në favor të shtetit.
Çudia në Bashkinë e Gramshit
Bashkia Gramsh ka shpallur tenderin e firmosur nga kryetarja Luljeta Dollani, për blerje makine, me fond limit 2 083 333,00 lekë. Oferta fituese rezulton aq sa fondi limit, pra me diferencë zero. Në këtë garë rezulton se janë përjashtuar të gjithë operatorët konkurrues, përveç kompanisë fituese.
Kompania fituese është “RA-MI KOMPANI Shpk”, me administrator Erjon Rakipllari. Edhe kryetari i Bashkisë Kolonjë, Ilia Stefo, ka shpallur tenderin për blerje makine me fond limit 2 000 000,00 lekë, ku oferta fituese është 2 000 000,00 lekë, pra aq sa fondi limit. Bashkia Finiq, me kryetar Leonidha Hristo, në vitin 2018, ka shpallur tenderin për blerje makinash me fond limit 5 000 000,00 lekë, ku oferta fituese rezulton 4 958 333,00 lekë, me diferencë vetëm 41 667 lekë.
Kryebashkiakët që blenë makina, fondi limit, fituesi dhe diferenca
Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër
Makinë, fondi limit 3 330 000,00 lekë, oferta fituese 3 255 000,00 lekë, viti 2018, diferenca 75 000 lekë. Makinë, skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit, fondi limit 1 001 666,00 lekë oferta fituese 950 000,00 lekë, viti 2018, diferenca 51 666 lekë
Makinë, fondi limit 1 166 667,00 lekë, oferta fituese 1 119 000,00 lekë, viti 2017, diferenca 47 667 lekë.
Luljeta Dollani, kryetare e Bashkisë Gramsh
Makinë, skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit, fondi limit 2 083 333,00 lekë, oferta fituese 2 083 333,00 lekë, viti 2017, diferenca zero.
Ilia Stefo, kryetari i Bashkisë Kolonjë
Makinë, fondi limit 2 000 000,00 lekë, oferta fituese 2 000 000,00 lekë, viti 2017, diferenca zero.
Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz
Makinë, fondi limit 4 750 000,00 lekë, oferta fituese 4 720 000,00 lekë, viti 2018, diferenca 30 000 lekë.
Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe
Makinë, fondi limit 2 750 000,00 lekë, oferta fituese 2 690 000,00 lekë, viti 2018, diferenca 60 000 lekë.
Makinë, fondi limit 833 333,00 lekë, oferta fituese 799 000,00 lekë, viti 2017, diferenca 34 333 lekë.
Makinë, fondi limit 1 166 667,00 lekë, oferta fituese 1 119 000,00 lekë, viti 2017, diferenca 47 667 lekë.
Juliana Memaj, kryetare e Bashkisë Ura Vajgurore
Makinë, skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit, fondi limit 2 750 000,00 lekë, oferta fituese 2 700 000,00 lekë, viti 2018, diferenca 50 000 lekë.
Jorgo Goro, kryetari i Bashkisë Himarë
Blerje makinash, fondi limit 5 833 333,00 lekë, oferta fituese 5 400 000,00 lekë, viti 2018, diferenca 3 433 333 lekë.
Leonidha Hristo, kryetar i Bashkisë Finiq
Blerje makinash, skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit, fondi limit 5 000 000,00 lekë, oferta fituese 4 958 333,00 lekë, viti 2018, diferenca 41 667 lekë.
Saimir Hasalla, kryetar Bashkisë Peqin
Makinë, fondi limit 1 300 000,00 lekë, oferta fituese 1 230 000,00 lekë, viti 2018, diferenca 70 000 lekë.
Agron Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër
Blerë dy makina, fondi limit 2 500 000,00 lekë, oferta fituese 2 480 000,00 lekë, viti 2017, diferenca 20 000 lekë.
Selfo Kapllani, kryetar i Bashkisë Kuçovë
Makinë, fondi limit 3 000 000,00 lekë, oferta fituese 2 980 000,00 lekë, viti 2017, diferenca 20 000 lekë.
Klement Ndoni, kryetari i Bashkisë Këlcyrë
Blerje makinash, fondi limit 5 416 666,00 lekë, oferta fituese 5 400 000,00 pa TVSH, viti 2017, diferenca 16 666 lekë./korrieri