Rehabilitimi i sistemit kullues dhe vaditës mbetet një prioritet i bashkisë së Fierit, e cila po vijon me intesitet punën edhe në këto ditë të nxehta vere.
Këtë javë puna e bashkisë është ndalur në fshatin Afrim i Ri dhe do të vazhdojë deri në rikthimin në funksion të gjithë sistemit kullues dhe vaditës.
“Ky sistem deri më sot jo vetëm nuk ndihmonte, por përkundrazi, ishte kthyer në një pengesë për banorët dhe kryesisht fermerët e zonës. Nuk janë një, dy, tre apo edhe disa objekte, por një strukturë e tërë që pret riaktivizimin e humbur prej vitesh, për ta bërë tokën sa më produktive e cilësisht më të mirë”, shprehet kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi./atsh