Lulzim Basha te ka bere te qarte se nuk do të ketë pakt tjetër politik mes Ramës dhe Bashës dhe paralajmëron kryeministrin të mos kalojë vijën e kuqe.
“Nuk do të ketë pakt tjetër politik Rama- Basha. Nuk do të ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi është ti japim fund një qeverie të lidhur me krimin. Pa i dhënë zgjidhje këtij problemi gjithçka ka ndodhur këto javë do të ndodhë edhe më keq” tha Basha paraditen e sotme gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e PD-së.
Basha kategorikisht mohon dhe një marrëveshje për reformën zgjedhore.
“Nuk do të ketë as bashkëqeverisje me Edi Ramën, as pakt, as pakt për reformën zgjedhore, pa i dhënë zgjidhje situatës katastrofike ku ndodhet vendi”
Sa i takon kthimit të ligjit të Teatrit Kombëtar në seancën e 3 shtatorit në Kuvend Basha ibën thirrje Ramës të tërheqë sepse do të ketë pasoja që do të çojnë deri në përplasje civile.
“Të tërheqë ligjin “Fusha. Të mos i shkojë në mëndje ta sjellë në seancë. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile. Rama ta ketë vath në vesh të mos kalojë vijën e kuqe pasi gjithçka do të jetë në dorë të njerëzve”