Teksa te shtunen u mbajt dasma madheshtore e Sarës dhe Ledionit në Como të Italisë, e ishte konceptuar tërësisht private, sot kane filluar te rrjedhin detajet e para. Cifti duket se i kishte kërkuar të ftuarve të mos postonin në rrjetet sociale foto apo video nga ceremonia në altar apo nga festa e mëvonshme.
Por ‘iconstyle.al’ ka publikuar videon e parë nga ambientet e brendshme të dasmës ku shihen shumë prej të ftuarve duke kërcyer dhe shijuar atmosferën e krijuar nga këngëtarja Artiola Toska me vallet dhe muzikën tironse. Detaj tjetër që bie në sy është arredimi dhe mbizotërimi i ngjyrës rozë pothuajse në të gjithë sallën.