Nje aksident ka ndodhur ne aksin rrugor Qeparo – Fushe ne daten 30 Gusht 2018. A.V. ka qene duke udhetuar ne kete aks kur papritur ka dale nga rruga duke demtuar sinjalistiken rrugore.
Njoftim i Policis:
A. Vangjeli , 39 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 30.08.2018, në aksin rrugor pranë Qeparo-Fushë, duke drejtuar automjetin tip “Opel” me targa AA 953 JE, nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi përkatës, ka dalë nga rruga duke dëmtuar kështu sinjalistikën rrugore.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.