Një aksident i rëndë ka ndodhur në Himarë para pak minutash. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Qeparo, ku një person ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Në pamjet duket shoferi rreh 40 vjec i bllokuar në makinë dhe pa ndjenja. Ai është gjetur nga njerëzit e rastësishëm. Ende nuk ka mbërritur polica dhe ambulanca.