Loading...

“10 mijë euro nata”, rrëfehet Kallashi, nga ngacmimet e politikanëve e deri tek dhuratat e çmendura

Është një nga vajzat më të komentuara nga bota e show-bizzit, e cila befasoi jo pak par pak kohësh kur u “zhduk” nga rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Fjala është për Donjeta Kosumin apo siç njihet gjerësisht Kallashi, e cila jo vetëm i është rikthyer rrjeteve sociale por edhe në Kosovë. Ndërsa në postimin e saj të fundit, kohë më parë, njoftoi se do të hiqte dorë nga kërcimi, tashmë i është rikthyer profesionit të saj. Por çfarë ka ndodhur meKallashin që nga ajo kohë e deri më tani?

Në një intervistë për “Blueetooth GSH”, ajo rrëfen arsyet e largimit dhe të rikthimit në profesion dhe në Kosovë. Ka qenë e kërcënuar? Dikush e ka detyruar të largohet, apo ka qenë vendimi i saj?

Pjesë nga intervista e Kallashit:

Pas një shkëputjeje të gjatë u rikthyet në Kosovë? Çfarë projekti do të sillni? Unë isha aktive në Zvicër. Kam bërë mbrëmje, koncerte, pastaj u ktheva në Kosovë, sepse kisha nevojë për pushim. Ndërkohë që tani jam duke punuar tek “Princesha Palace”.

Thatë se do realizonit një këngë dhe videoklip. Është bashkëpunim apo solo? Po, kam klipin tim, i cili është duke u realizuar. Por do ketë dhe bashkëpunim tjetër.

Cila është arsyeja e shkëputjes suaj nga klubi “Cobra City” dhe mbyllja e gjithë rrjeteve sociale?
Unë kam mbaruar kontratën në “Cobra City”, kjo ishte dhe arsyeja pse u largova. Ndërsa për sa i përket rrjeteve sociale, ato më janë vjedhur, nuk i kam mbyllur. Pastaj kam arritur të rikthej ‘Snap Chat’ dhe ‘Facebook’, kurse ‘Instagramin’ nuk kam mundur ta rimarr.

A keni pasur ndonjë kërcënim nga ndonjë personazh i njohur që ju detyroi të largoheshit Kërcënime? Jo, skam pasur direkt nga askush. Thjesht kam dëgjuar, por nuk kisha askujt borxh dhe s’kam frikë kështu që u ktheva në Kosovë.

A ju ka ofruar ndonjë politikan apo personazh i njohur ndonjë shumë të majme për të kaluar natën me ju? Nëse po, Sa ka qenë shifra? Nuk kam pas kontakte me politikanë dhe si pëlqej këto oferta.

A ka pasur raste që kur keni kërcyer ju ka ngacmuar ndonjë? Si keni reaguar? Po, ka ndodhur. Por e kam marrë më shumë me buzëqeshje.

Si ju ka ngacmuar? Me fjalë apo dhe me gjeste? Çfarë keni bërë konkretisht? E kam qëlluar me shishe ose kam bërtitur.

Ka pasur raste që dikush është fiksuar pas jush e ju ka ndjekur kudo që shkonit? Nëse po, ka qenë personazh i njohur? Si keni vepruar? Po ka pasur. Ka qenë shumë e vështirë, por normalisht na ndodh të takohemi në vende ku ka njerëz dhe nuk ka ndodhur diçka më shumë, sepse gjithmonë kam pasur kujdes.

Për çfarë gjëje do të hiqnit dorë njëherë e mirë nga kërcimi? Në qoftë se do krijoj familje, normalisht nuk do kërceja si më parë.

A është dikush në jetën e Kallashit? Kam pasur një lidhje të gjatë prej vitesh, por tanimë jo.

A keni ndonjë plan për ndryshim rrënjësor në jetën tuaj? Po. Do doja të jetoja larg vendit, ku nuk me njohin. Të iki dikund larg, e të krijoj një familje. Dhe s’dua të më njohin si Kallashi.

Cila është shifra më e majme që keni fituar në një mbrëmje që keni kërcyer? Nuk mbaj mend saktë. 10 mijë euro.

Cila është dhurata më e shtrenjtë që ju kanë bërë? Më kanë bërë dhurata të ndryshme. Më e shtrenjta ka qenë një makinë.

Nëse nuk do ishit kërcimtare, çfarë do donit të bënit në jetë? Do doja të isha police.

Pse pikërisht police? Po, sepse më shkojnë gjërat gangsta. Me siguri do ishin dorëzuar të gjithë kriminelët, vullnetarisht.(Qesh)/korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com