Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi sot një takim me drejtorin e policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj.
Leli e priti në zyrën e tij, kreun e Policisë si dhe shefin e Policisë së Qarkullimit Rrugor. Kryebashkiaku Leli, kërkoi bashkëpunimin e Policisë për luftën ndaj taksive pirate, pasi është detyra e saj, ndërsa Bashkia jep vetëm licencat.
Leli denoncoi edhe ngjarjen më të fundit të dhunimit të një taksisti që punon në mënyrë të rregullt nga një taksist që punon ilegalisht. Kryetari i Bashkisë, kërkoi verifikimin nga Policia të të gjitha taksive pirate. /atsh