Një 45-vjeçare humbi jeten tragjikisht kete te merkure në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht. Policia beri me dije ne njoftimin per mediat se mjeti tip “Volkswagen”, me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen me inicialet A.J.
45-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sic shkruan “Opinion.al”, viktima quhet Armanda Jaçellari dhe ajo sapo kishte zbritur nga një furgon i linjës Lin-Udënisht, kur u përplas nga makina. Aksidenti ndodhi shumë pranë shtëpisë së saj, ndërsa ajo la jetimë 3 fëmijë. Gjithashtu bëhet me dije se gruaja mbante për dore edhe vajzën e saj 5 vjeçe, kur u aksidentua. Fatmirësisht, fëmija ka shpëtuar pa lëndime, shkruan “Opinion”.