Rruga turistike e Kaninës me gjatësi 3.5 km krijon impulse të reja për agroturizmin.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama sjell në vëmendje investimet në këtë aks turistik në kuadër të programit “100 fshatrat”.
Ndërkohë investimet e qeverisë shqiptare në Vlorë, përmes FSHZH-së, arrijnë në 70 miliard euro.
“Mirëmëngjes dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar 100 fshatra (kujdes nuk është 3D po realitet), program që në kuadrin e Rilindjes Rurale, do të rrisë kapacitetet turistike të Shqipërisë dhe do të krijojë 100 modele të reja zhvillimi ekonomik e social në fshat, nga veriu në jug, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Kryeministri Rama.
Kaninën e vizitojnë rreth 30 mijë vizitorë në vit dhe përfitues direkt nga kjo rrugë janë 2 mijë banorë.
Rruga siguron një ballkon natyral mbi gjirin e Vlorës, ndërkohë që një pikë e re panoramike është në ndërtim e sipër. Po ashtu, rruga siguron akses të lehtësuar në kalanë e Kaninës./atsh
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155998531221523/?t=0