Programi i qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës kombëtare, tanimë do zhvendoset edhe drejt fshatrave.
Ministri Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damin Gjiknuri, bashkë me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro inspektuan punimet për rikonstruksionin e rrugës së Pilurit. Një tjetër investim i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin rural por edhe të zonave turistike
Në një postim në rrjetin socila “Facebook”, ministri Gjiknuri publikon një seri fotosh nga punimet që po kryen në këtë rrugë që siç shprehet ai, “kjo rrugë do të mbarojë për pak ditë dhe do të krijojë një akses më të mirë për të gjithë fshatin dhe për të gjithë ata që janë kuriozë për të parë edhe këtë pjesë të bregdetit shqiptar. Investimet deri tashti kanë shkuar kryesisht në zonat bregdetare, por pak nga pak edhe programi jonë i “Rilindjes Rurale” do të çojë në një infrastrukturë më të përmirësuar në fshatra. Ky është një shembull konkret që një infrastrukturë kaq shumë e munguar për fshatin e Pilurit po bëhet realitet”,- theksoi Gjiknuri.
Piluri është një nder shtatë fshatrat që bashkon pjesën bregdetare me atë të Lumit të Vlorës dhe të bashkisë së Himarës. Me një traditë të vyer në disa fusha. Për vetë historinë që bart ky fshat me mbi 130 shtëpi disa dhjetëra vjeçare, ngjarjet e përfundimit të veprave të infrastrukturës, siç është rehabilitimi i Sheshit Qendror të Pilurit dhe së shpejti edhe të shtëpive karakteristike, janë shume të rralla. Nga rruga kombëtare në boshtin e jugut, pas Palasës, Dhërmiut, Vunoit dhe Himarës Fshat, në Himarë marrim në të majtë të rrugës automobilistike ku ecim drejt Pilurit, i cili ngrihet në 700 metra lartësi. Nga larg, duket si një grumbull pemësh i rrethuar nga një mur guror tejet i madh. Rruga kalon më pas në një malore, ngjitur me një faqe mali të zhveshur dhe të thepisur, por pamja që të shfaqet është një nga më marramendëset e rivierës shqiptare, diagonal me detin. Investimi më i shumëpritur është drejt përfundimit të segmentit rrugor Himarë-Pilur jo më shumë se 7 kilometra, gjysma e së cilës gati 4 kilometra po rikonstruktohet dhe asfaltohet në parametrat e një rruge turistike që e zgjeron hartën e frekuentimit turistik në piken më të lakmuar të vargmaleve të Vetëtimës. Investimet e Qeverisë Shqiptare po e shndërrojnë Pilurin në një destinacion turistik nga me tërheqësit në Rivierën tonë.