Loading...

Punimet për fazën e dytë të Lungomares nisin në shtator/Foto

Në shtator do të nisin punimet për fazën e dytë të projektit të Lungomares në Vlorë.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në rrjetin social facebook me pamje të këtij projekti me rëndësi që synon transformimin e vijës bregdetare të qytetit bregdetar.

Rama thekson se  shëtitorja do të shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, duke krijuar një tjetër hapësirë urbane fantastike buzë detit.

“MIRËMËNGJES , dhe me këto pamje të projektit të fazës së dytë të Lungomares së Vlorës, që nis të zbatohet në shtator dhe do të shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, duke krijuar një tjetër hapësirë urbane fantastike buzë detit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com