Era Istrefi konfirmoi pjesëmarrjen e saj në natën finale të Kupës së Botës ku do të këndojë përkrah Will Smith dhe Nicky Jam.
Por, ndërkohë që të gjithë po presim performancën e saj “live” në natën finale të Botërorit 2018 në Rusi, në datën 15 korrik, mësohet se një tjetër artiste shqiptare do të performojë përkrah Erës dhe është këngëtarja e cila vodhi zemrat e mijëra fansave në Rusi, Arilena Ara.
Nëpërmjet postimit të saj në Instagram, ajo ka zbuluar se do të këndojë në Moskë më 15 korrik në finalen e Kupës së Botës 2018./atsh