Loading...

Për herë të parë, një vajzë me ngjyrë kurorëzohet ”Miss Universe”

Vajza e parë me ngjyrë që u kurorëzua “Miss Universe” në Britaninë e Madhe në historinë 66-vjeçare të konkursit e ka quajtur rastin e saj “një arritje të madhe”.

Dee-Ann Kentish Rogers, e cila është gjithashtu një atlet konkurrues dhe po studion juridik thotë se reagimi masiv ndaj faktit se ajo është një vajzë me ngjyrë e ka befasuar.

Në një intervistë, ajo tha: Dua ti jap një këshillë të gjithë vajzave të reja se pavarësisht ngjyrës së lëkurës tuaj, ju mund të ndryshoni zemrat e njerëzve. Edhe pse jam përgatitur për këtë konkurs për një kohë të gjatë, kam qenë gjithmonë Dee-Ann. Tani që jam shpallur fituese, kam ardhur në përfundimin se nuk kam fituar vetëm si Dee-Ann, por edhe si vajzë me ngjyrë.”

25-vjeçarja nga Anguilla jeton në Birmingham dhe do të përfaqësojë Britaninë e Madhe në edicionin e 67-të të Miss Universe./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com