Aurela Gaçe njihet për guximin e saj humorin edhe gjërat e thëmura troç, sa më troç të jetë e mundur. Kjo është një ndër karakteristikat më të mira që ajo ka.
Ndonëse këtë herë e ka thënë ça ka pasur për të thënë në formë shakaje dhe duke qeshur, përsëri nuk mund të na shpëtojë që kjo e ‘qeshura’ e Aurelës sonë nuk e ka një fije ‘thumbimi’.
Këngëtaren Aurela Gaçe e njohim jo vetëm si një ndër më të suksesshmet për vokalin dhe këngët që publikon, por edhe si një nga femrat që guxon në look më shum se gjithë të tjerat.
Shumë herë Aurela ka treguar se stili që e karakterizon është i saji dhe çdo gjë që i vjen në mendje e vendos në praktikë, pasi i pëlqen të duket vetja dhe të ndihet e tillë.
Këtë herë një nga veshjet e saj, e cila një vit më parë është zbuluar nga të gjithë nën markën e Joni Peçit, është huazuar nga një stilist argjentinas. Ditën e djeshme ky i fundit ka publikuar koleksionin e ri të veshjeve. Një ndër to përfshinte si aksesor një rrjet në fytyrë dhe sipër kokës një kapele.
Të njëjtën gjë pati veshur Aurela 1 vit më parë në eventin e ‘Geraldina Sposa’. Këtë ngjashmëri e ka zbuluar vetë këngëtarja duke treguar detajet e veshjes. Të jetë kopje apo një rastësi këtë nuk dimë ta themi.