Tirana do të ndizet sërish nga muzika e mirë.
Më 25 Korrik pritet të mbajë një koncert madhështor në sheshin kryesor të vendit këngëtarja shqiptare Eleni Foureira.
“Pas @ritaora dhe @ermalmetamusic një tjetër shqiptare që po shkëlqen me muzikën e saj vjen në Tiranën tonë 🇦🇱
Ajo është @foureira në datë 25 Korrik në Sheshi Skenderbej së bashku me shumë artistë të tjerë në një mbrëmje të paharrueshme në Coca-Cola Summer Fest! 🔆🥁🎉🎸🎶”, bëhet me dije në faqen e kryebashkiakut Veliaj.
Kujtojmë se Eleni shkëlqeu nën flamurin e Qipros me këngën e saj “Fuego” në Eurovizion.
Shqiptarët kudo ndodhen u bënë krenar nga performancat e shqiptarëve në këtë kompeticion prestigjoz të muzikës.