Loading...

Këngëtarja e njohur shqiptare dërgohet me urgjencë në spital, ja gjendja e saj në këto momente

Këngëtarja e njohur, Nexhmije Pagarusha, është dërguar me urgjencë natën e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipe të ambulancës janë parë tek banesa e saj në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, nga ku më pas këngëtarja është transportuar në spital.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, shkruan Telegrafi.

Ai ka treguar se tani janë duke vazhduar t’i bëjnë ekzaminimet e duhura në klinikën e radiologjisë.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Shpend Fazliu.

Që Nexhmija është jashtë rrezikut për jetë, e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikes Emergjente, Dr. Lenjani.

Këngëtarja Pagarusha gëzon epitetin “Bilbili i Kosovës”, kjo për shkak të karrierës së saj të bujshme si këngëtare e popullit.

Së fundmi, ajo solli një duet me këngëtaren Violetë Kukaj-Retkoceri, këngën “Mbushni gotat”, me çka shënoi edhe rikthimin në muzikë pas një mungese të gjatë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com