Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se “ruajtja e Europës së bashkuar do të jetë një detyrë e një rëndësie të veçantë në vitet në vijim”.
Merkel deklaroi se ajo do të vazhdonte të luftonte për një Bashkim Europian të bashkuar pavarësisht faktit që qëndrimet e presidentit amerikan, Donald Trump kishin vendosur marrëdhëniet transatlantike nën një presion të fuqishëm”.
Kancelarja gjermane i bëri këto deklarata gjatë konferencës tradicionale vjetore që zhvillon para marrjes së pushimeve të verës./atsh