Dy aktorët e njohur Gentian Zenelaj dhe Jul Deda kanë qenë të pandarë që kur nisën karrierën e tyre, por pas largimit të Gentit nga “Apartamenti 2xl” marrëdhënia e tyre u ftoh dhe u përfol se miqësia e tyre nuk përfundoi shumë mirë.
Teksa ishte i ftuar në “Xing me Ermalin”, Juli e pohoi se ai dhe Genti nuk ishin më miq dhe tregoi se as vetë ai nuk e dinte arsyen se përse u prish miqësia e tyre, pasi nuk ka pasur një sherr, por thjesht ata nuk kanë komunikuar më.
Ndërsa së fundmi Genti ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku dhe ka rrëfyer arsyet e sherrit të tij me Julian Dedën dhe largimin jo të mirë nga “Vizion Plus”.
“Me Julin është hatërmbetje, të mërzit më shumë një njëri që e ke dashur shumë fort sesa një njëri që s’është askush në jetën tënde. Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga “Vizion Plus” dhe mu tha atëherë ‘o me ne o me ata’, unë shkova me ata, pastaj këta erdhën me këta”, tregoi Genti duke qeshur.
Ndër të tjera ai zbuloi edhe se çfarë i thanë kur iku përfundimisht nga ‘Vizion Plus’ për të filluar emisionin e ri me Saimir Kodrën.
“Kur ika unë nga Vizioni doli një urdhër i brendshëm që kush i flet Gentian Zenelajt pushohet nga puna”, përfundoi ai. /Xing.al.