Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi sapo ka përfunduar performancën e saj të shumëpritur në Kampionatin Botëror në Rusi, duke mahnitur rreth 3 miliardë njerëz që kanë mbushur stadiumin e Luzhinskit, e përcollën me vallëzim e duartrokitje.
Kënga e shumëdëgjuar “Live it up”, erdhi me lëvizje të mahnitshme e interpretim nga Era Istrefi e artistët e njohur ndërkombëtar Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan KultPlus.
Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, pak para se të nis ky kampionat, publikuan këngën “Live it Up”. Kënga u lëshua përgjatë gjithë kampionatit, e jo vetëm në Rusi atje ku edhe u mbajt sivjet, por në gjithë botën.
Era Istrefi ka shumë hite të dëgjuara nga publiku shqiptarë, ndërsa për botën u bë e njohur me këngën e saj “Bon bon”, ndërsa po prek kulmin e suksesit me himnin e Kampionatit Botëror të këtij viti. /KultPlus.com