Loading...

Era Istrefi nis përgatitjet për performancën e Botërorit, me e emocionuar se kurrë

Kampionatit Botëror të Futbollit po i vjen fundi dhe në datën 15 korrik do të mbahet finalja e madhe në Rusi mes Francës dhe skuadrës së radhës që do kualifikohet në gjysmëfinalen e sotme.

Siç dihet kënga zyrtare e këtij botërori këndohet nga këngëtarja shqiptare Era Istrefi, Nicky Jam dhe Ëill Smith. 3 këngëtarët nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes, por lajmëruan që në finale ata do të këndojnë në Rusi.

Dita e finales së madhe po afron dhe Era istrefi ka treguar nëpërmjet një postimi se mezi po pret të jetë në Rusi. Ajo ka shpërndarë një foto të stadiumit dhe përmbi të e emocionuar ka shkruar: ‘Shihemi shumë shpejt Rusia”.

‘Live it up’ ka rezultuar një bashkëpunim shumë i suksesshëm dhe deri tani ka një numër të madh klikimesh në Youtube.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com