Ajo është kthyer shumë shpejt në një prej artisteve më të përfolura në të gjithë botën, tepër e suksesshme dhe nuk ndalet së punuari edhe pse është shtatzënë.
Bëhet fjalë për Cardi B., këngët e së cilës janë kthyer shumë shpejt në hite botërore e pavarësisht famës në rritje, ajo nuk dorëzohet së qeni natyrale dhe e drejtpërdrejtë me fansat.
Herë pas here Cardi shfaqet pa make up dhe siç e ka bërë nëna, por as nuk nguron të bëjë veprime aspak normale, siç është ky i fundit.
Ajo ka vendosur të konsumojë ushqimin që i është vënë para, jo me pirun, por me thonj, për shkak të mungesës së lugës apo pirunit.
Shumë e kanë cilësuar si veprim të neveritshëm, por siç dihet, asaj nuk i bën aspak përshtypje.