Një djalë vetëm 8 vjeç po përgatitet për të filluar universitetin pas një 1 e gjysëm që ju desh për të përfunduar shkollën e mesme.
Laurent Simons, nga Belgjika, ka një koeficient inteligjencë prej 145 dhe e ka marrë diplomën e gjimnazit në një klasë me 18-vjeçarët.
Atij do ti duheshin edhe gjashtë vite për të përfunduar shkollën, por falë aftësive të tij, vetëm në pak kohë do të nisë universitetin.
8-vjeçari thotë se më përpara dëshironte të behej kirurg ose astronaut, por tani do të vazhdojë universitetin për degë kompjuterike, pasi lënda e tij e preferuar në shkollë ishte matematika sepse në të gjen statistika, gjeometri dhe algjebër.
Fizikanti Albert Ajnshtajn ka një koefiçent inteligjence prej 160 pikë, ndërsa djaloshi belg, vetëm 8 vjeç përllogaritet me një diferencë prej vetëm 15 pikësh.