U nda sot nga jeta aktori i mirënjohur i estradës shqiptare Fadil Hasa. Ikona e humorit shqiptar u nda nga jeta në moshën 78-vjecare pas një sëmundje të rëndë.
Hasa e shfaqi talentin fillimisht me estradën amatore të Durrësit dhe në vitin 1970 u pjesë e trupës profesioniste, me të cilën ngjiti në skenë dhjetra e dhjetra shfaqe dhe u dha jetë qindra roleve, për të cilat do të mbahet mend.
Fadil Hasa u lind në vitin 1940 dhe mbante titullin “Artist i Merituar”. Sakaq në rrjet po gëlojnë homazhet për Hasën.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka shprehur ngushëllimet me fjalë të ndjera për aktorin Fadil Hasa.
“Shqiperia sot eshte me e varfer pa nje aktor dhe njeri te mrekullueshem. Ngushellime familjes dhe gjithe atyre qe paten fatin te shijonin humorin e tij”. /ShkodraNews