Loading...

Vogue, Dua Lipa në listën e grave më me influencë në Britani

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është renditur në listën e 25 figurave femërore më me influencë dhe frymëzuese në Britani nga revista “Vogue”.

Emri i Dua Lipës është krah Meghan Markel, dukeshës së Sussex, JK Rowling, Amal Clooney.

Është lista e atyre njerëzve që përcaktojnë dhe ripërcaktojnë mënyrën si ne jetojmë.

Gratë e përzgjedhura në listë, variojnë nga mosha 22-vjeçare si Dua Lipa deri në moshën 73-vjeçare, Baroness Hale, Presidente e Gjykatës Supreme si dhe përfshin figura të politikës, arteve, modës, medieve dhe sportit.

Dua Lipa e cili fitoi dy çmime të “Brit Awards” këtë vit është gruaja e parë kandidate për 5 nominime për një natë dhe përshkruhet nga “Vogue” si një “definim i kulturës”.

“Hiti i saj më i ri New Rules, një himn i fuqizimit të femrës, ka paraqitur një model për jetën moderne të seksit dhe deri më tani, ka grumbulluar më shumë se 1 miliard shikime në YouTube,” shkruan revista. /a.a/ /a.g/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com