Loading...

Veliaj i përgjigjet PD-së: 0 lekë nga bashkia për koncertet e Ermalit dhe Rita Orës

Bashkia e Tiranës nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga buxheti i saj për të sjellë në Tiranë, këngëtarët me famë botërore, Rita Ora dhe Ermal Meta, të cilët perfomuan në sheshin “Skënderbej” në datat 1 dhe 3 qershor, duke dhuruar spektakël për banorët e kryeqytetit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një lidhje telefonike në emisionin “Dita 8” të gazetarit Alfred Peza, ka sqaruar opinionin publik duke theksuar se për ardhjen e dy këngëtarëve në Tiranë nuk është shpenzuar asnjë qindarkë.

“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, u shpreh ai./e.caushi/ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com